Brighton shtang United në sekondat e fundit, disfatë dramatike për “Djajtë e Kuq” (VIDEO)
Brighton i shkakton një humbje të hidhur Manchester United në sekondat e fundit në javën e dytë të Premier League.
Vendasit e nisën më mirë duke kaluar në avantazh me Welbeck në minutën e 32-të. Në pjesën e dytë erdhi reagimi i Djajve të Kuq që kanë barazuar me Diallo në të 60-ën.
10 minuta më vonë, United gjeti edhe golin e dytë me Garnacho-n, por topi është prekur nga Zirkzee para se të kalonte vijën bëri që të anulohej, pasi ai ishte në pozicion jashtë loje.
Kur pritej që gjithçka të përfundonte në barazim në kohën shtesë, Joao Pedro shënoi me kokë golin e fitores.
KOHA JONË SONDAZH

