Briken Calja merr medalje në Katar, Qerimaj e mbyll në vendin e katërt

Peshëngritja shqiptare rikthehet te medaljet. Në Kupën e Katarit, Briken Calja mori medalje, teksa Erkand Qerimaj pikë për në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.

Sportisti Briken Calja ia doli që të ngrejë 155 kilogramë në shkëputje, duke marrë medalje bronzi (vendi i tretë) për kategorinë deri në 81 kilogramë. Ndërkohë sportisti i Tiranës, Calja, nuk mundi të ngrejë asnjë nga peshat në shtytje.

Nga ana tjetër, Erkand Qerimaj ngriti 336 kilogramë dhe zuri vendin e katërt në dygarësh, duke marrë edhe pikë për në Lojërat Olimpike. Shkodrani ngriti me sukses nga një provë në secilin stil garimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?