Briken Calja, një medalje ari dhe dy argjendi në Europianin e Peshëngritjes
Briken Çalja ka arritur që të marrë plotë 3 medalje në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, për të dytin vit radhazi duke përfaqësuar denjësisht ngjyrat kuqezi me medalje të artë në peshën deri në 71 kilogramë në shkëputje e të argjendtë në shtytje e dygarësh.
Pas triumfit në shkëputje (e mbylli garën me 156kg), në stilin e shtytjes Calja e nis jo mirë garën, duke mos ngritur dot 183kg në provën e parë. Gjithsesi, këtë peshë shtangisti e realizon me sukses në provën e dytë, duke ngritur lart 183kg. Në provën e tretë, Calja tentoi 188kg (rekord europian), por dështoi sërish edhe pse iu afrua shumë suksesit.
Në dygarësh, Briken Calja e mbylli garën me 339 kg në total. Ai u mposht vetëm nga bullgari Bozhidar Andreev, që e mundi në stilin e shtytjes (ngriti 192kg) dhe në dygarësh (345kg, rekord europian).
KOHA JONË SONDAZH

