Broja “djeg” shansin e artë, më i dobëti në fushë në sfidën e EFL Cup

Armando Broja nuk arriti të përfitojë nga shansi që iu dha në EFL Cup, ku u aktivizua si titullar me fanellën e Burnley-t kundër Cardiff-it. Sulmuesi i kombëtares kuqezi shpresonte që kjo ndeshje të ishte një trampolinë për të fituar minuta dhe për të bindur trajnerin e tij, por ndodhi e kundërta: paraqitja e tij la për të dëshiruar.

Burnley u eliminua në mënyrë surprizuese me rezultatin 2-1 nga një skuadër që militon në kategorinë e tretë angleze, duke shtuar edhe më shumë zhgënjimin. Broja pati dy raste të pastra për gol, por nuk arriti t’i shfrytëzonte, përfshirë një përballje të drejtpërdrejtë me portierin në pjesën e parë. Ai qëndroi në fushë deri në minutën e 78-të, por nuk bëri diferencën.

Statistikat e publikuara nga “SofaScore” e nxorën si lojtarin më pak të vlerësuar të skuadrës me notën 6.3. Bilanci i tij: 3 gjuajtje në kuadrat, një shans i madh i humbur, zero gola dhe zero asist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo paraqitje pritet të ndikojë në ecurinë e Brojës, i cili shpërdoroi një mundësi të artë për të treguar se mund të bëhet një armë e rëndësishme për Burnley-n në sulm.

Swiss Digital Mobile Reklama
Broja “djeg” shansin e artë, më i dobëti në fushë në sfidën e EFL Cup

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?