Futbollisti Armando Broja është fenomenal, shënon një gol të jashtëzakonshëm në Premier League (VIDEO)
Armando Broja është një fenomen i vërtetë. Sulmuesi i Kombëtares sonë ka shënuar një super gol në ndeshjen e radhës me Southampton, duke e kaluar në avantazh 1-0 ndaj Brighton.
Në minutën e 29-të, sulmuesi merr një top dhe më pas me një finte të jashtëzakonshme nxjerr jashtë loje mbrojtësin dhe më pas e dërgon në rrjetë.
Broja ka shënuar në tre ndeshjet në të cilat është aktivizuar nga minuta e parë në Premier League.
Kurse trajneri italian i kombëtares shqiptare nuk e aktivizoi në Londër në ndeshjen për kualifikimin e Botërorit mes Anglisë dhe Shqipërisë.
/R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

