Broja është i pafat, e nis vitin 2025 me një tjetër dëmtim

Nuk ka qetësi për Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares pësoi një tjetër dëmtim tek Everton. Broja e nisi si titullar ndeshjen në transfertë ndaj Bournemouth, por u zëvendësua në minutën e 32-të.

Fillimisht ishte minuta e 19-të kur nuk goditi si duhet topin në zonë. Pikërisht aty kishte nevojë për ndihmën e stafit mjekësor. Kur u duk se mund të vazhdonte lojën normalisht, asgjë nuk shkoi si duhet. Kjo pasi në minutën e 32-të, Broja u shtri në fushë për t’u larguar më pas duke çaluar.

Shqiptari u largua nga fusha për t’i lënë vendin Calvert-Leëin, ndërsa në orët e ardhshme do i nënshtrohet vizitave mjekësore, për të mësuar më shumë rreth dëmtimit.

 

SHKARKO APP