FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trudeau jep dorëheqjen si kryeministër: Luftova çdo ditë për vendin

Nuk ka më dyshime. Kryeministri Justin Trudeau ka bërë me dije dorëheqjen si kryeministër i Kanadasë. Deklarata u bë pak më parë në një dalje publike të vetë kreut të qeverisë kanadeze, teksa lajmi u konfirmua edhe nga BBC.

“Që nga viti 2015 si kryeministër kam luftuar për Kanadanë, për popullin tim, për vendin me përkushtim dhe bujari“, ka thënë ai ndër të tjera në konferencë. Ai ka bërë me dije largimin si kreu i Partisë Liberale, por ai do qëndrojë në detyrë deri në zëvendësimin nga pasardhësi.

Ai tha se që kur u bë kryeministër në vitin 2015 ka luftuar për Kanadanë dhe popullin e saj, për të forcuar dhe rritur klasën e mesme dhe thotë se ka parë solidaritetin e vendit për të mbështetur njëri-tjetrin gjatë pandemisë dhe ka punuar në mbrojtjen e tregtisë së lirë në kontinent.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?