Broja mesazh tifozëve: Ndihem sikur jam mbi re dhe kam shënuar golin e parë!

Armando Broja ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Burnley-t, në barazimin 1-1 ndaj Bournemouth, duke i dhënë fund një serie negative për skuadrën angleze. Menjëherë pas përfundimit të takimit, sulmuesi i Kombëtares shqiptare i është drejtuar tifozëve me një mesazh falënderues.

“Përshëndetje! Ndihem sikur jam mbi re që kam shënuar golin tim të parë. Kishte një rëndësi të jashtëzakonshme për mua, shpresoj të ketë pasur të njëjtën rëndësi edhe për ju. Pashë reagimin tuaj dhe ai do të thoshte shumë për mua. Jeni të mrekullueshëm. Falenderoj të gjithë tifozët që kanë udhëtuar me ne dhe të gjithë ata që na shohin. Ishte shumë e rëndësishme për ne që ta merrnim këtë pikë. Shpresoj që tashmë të krijojmë një momentum dhe të shtyjmë përpara”-tha Broja në video-mesazh.

Më pas për faqen zyrtare të klubit, sulmuesi i kombëtares u ndal te rëndësia e barazimit 1-1, pas shtatë humbjeve radhazi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk është e lehtë kur je në një pozicion jo të mirë në Premier League dhe të gjithë e dinë këtë. Shtatë humbje radhazi nuk janë aspak të lehta për ne, por kjo mori fund sot. Le të bëjmë mirë në vijim. Bournemouth është një skuadër vërtet e mirë dhe ne e dinim sa të rrezikshëm mund të ishin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishte një betejë gjatë gjithë ndeshjes me të vërtetë, por shikoni, jemi mjaft me fat që nxorëm barazimin dhe ndoshta mund të kishim shënuar edhe një gol në fund, por ne e marrim pikën dhe vazhdojmë përpara.”- theksoi Broja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?