Broja mund të transferohet tek Ipswich, trajneri McKenna: Jam optimist …
Transferimi i Armando Brojës tek te Ipswich Town mund të bëhet. Trajneri i kësaj skuadre, Kieran McKenna shprehet se beson ende te transferimi.
“Armando, sigurisht që është një lojtar me të cilin kemi folur. Mendoj se kjo është mjaft e njohur. Ka diskutime me Chelsea-n për momentin, por unë nuk kam qenë në dijeni të tyre në 24 orët e fundit.
Ka diskutime në vazhdim, kështu që ne do të shohim nëse është gjëja e duhur për klubet dhe lojtarin para të premtes. Përveç kësaj, nuk është e drejtë të flitet për ndonjë thashethem tjetër derisa diçka të konfirmohet.
Unë jam optimist për të mërkurën mbrëma, të jem i sinqertë! Klubi do të punojë vërtet shumë për të qenë sa më i fortë që të jetë e mundur deri të premten në mbrëmje”, tha trajneri i Ipsëich.
Kujtojmë që pak ditë më parë lëvizja dështoi për shkak se Broja shfaqi një problem në vizitat mjekësore për shkak të një dëmtimi të vjetër në gju ndaj dhe duhen bërë vizita më të specializuara.
KOHA JONË SONDAZH

