Broja në stol kundër Anglisë edhe në Tiranë, një mesazh i qartë për sulmuesin

Trajnerët Sylvinho dhe Thomas Tuchel kanë zbardhur rreshtimet në fushë. Tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka zgjedhur që mos t’i rrezikojë lojtarët të ndëshkuar me karton të verdhë, në mënyrë që të mos humbasin sfidën play off, duke kryer një lloj rotacioni në disa reparte të skuadrës. Armando Broja ta nisë nga stoli ndeshjen e fundit të kualifikuesve të Botërorit përballë Anglisë.

Një vendim që u jep fund 6 ndeshjeve zyrtare radhazi ku Broja kishte qenë titullar i aktivizuar në krah më shumë se sa në qendër nga trajneri i kuqezinjve. Për herë të fundit, Broja e kishte nisur nga stoli në muajin mars, pikërisht në ndeshjen ndaj Anglisë, por asokohe situata ishte e ndryshme pasi ai vinte nga një dëmtim i gjatë.

Mungesa në formacionin titullar këtë radhë, tregon qartësisht se ky ishte mesazhi i Silvinjos për lojtarin pas situatës së krijuar në ndeshjen e fundit kundër Andorrës, kur ai nuk festoi me skuadrën pas suksesit që solli kualifikimin historik. Një mesazh për sjelljen e tij, që duhej të bëhej pjesë e grupit në të mirë e në të keq, por edhe për formën që po kalon, pasi sulmuesi ka qenë shumë larg pritshmërive që kanë të gjithë për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?