Broja përfundon 3 muaj jashtë fushave të lojës, rrezikon sfidën me Anglinë
Nuk kanë fund lajmet e këqija për Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares do të qëndrojë 3 muaj jashtë fushave të lojës pas dëmtimit të fundit. Ka qenë trajneri i Evertonit, David Moyes ai që ka sqaruar situatën e Brojës.
“Mendojmë se ai do të jetë jashtë për rreth 10-12 javë. Janë dëmtuar ligamentet e kyçit të këmbës. Kjo ndoshta do të thotë se ka një mundësi që të duhet të kthehet te Chelsea”, ka thënë strategu i ri i Evertonit
Një goditje e rëndë për sulmuesin shqiptar, që sapo ishte rikthyer në fushë pas një dëmtimi. Sulmuesi është i huazuar nga Chelsea, por nuk ka arritur që të shfaqë potencialin e tij tek Evertoni, madje tashmë situata është komplikuar shumë.
Nuk përjashtohet as mundësia që pas këtij dëmtimi Broja të kthehet sërish te Chelsea, ndërkohë që skuadra e Evertonit do të tentojë afrimin e një tjetër sulmuesi. Sulmuesi rrezikon të humbasë dhe dy sfidat e para të eliminatoreve të Botërorit kundër Anglisë dhe Andorras. /R.Lika-Koha Jonë/