Brozovic konfirmohet negativ me Covid-19, gati për duelin me Gladbahu-n

Interi ditën e djeshme triumfoi me rezultatin e pastër 0-3 në një transfertë të vështirë si ajo ndaj Sassuolos, ndërsa të martën e pret një tjetër përballje vendimtare në Ligën e Kampionëve.

Zikaltrit do të udhëtojnë drejt Gjermanisë për përballjen me Borussia Monchengladbach, aty ku fitorja është detyrim për të ruajtur ende shanset për një kualifikim të mundshëm.

Pas tamponit të dyshimtë dje, që e la jashtë ndeshjes me Sassuolon, mesfushori kroat Marselo Brozovic ka rezultuar negativ paraditen e sotme dhe i është bashkuar menjëherë grupit për t’u përgatitur për ndeshjen e të martës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rikuperimi i Brozovic është mjaft i rëndësishëm për zikaltrit, që në Gjermani do të udhëtojnë edhe pa Arturo Vidal, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Realit të Madridit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?