Bruno Fernandes fut në sherr Manchester United dhe Sampdorian

Transferimi i Bruno Fernandes te Manchester United ka futur në sherr klubin e Sportingut të Lisbonës me italianët e Sampdorias, me këta të fundit që pretendojnë se duhet të marrin 10% të parave të arkëtuara për shitjen e futbollistit.

Bruno Fernandes u transferua nga Sampdoria te Sportingu i Lisbonës në verën e 2017-ës për shifrën e 9 milionë eurove, ndërsa italianët pretendojnë se në kontratë ka një pikë që u njeh atyre 10% të vlerës në rast të rishitjes së lojtarit, por klubi i Sportingut të Lisbonës refuzon ta paguajë.

Bëhet fjalë për një shifër prej 5 milionë eurosh që kanë futur në konflikt të dy klubet ndërsa tashmë çështja ka kaluar në FIFA dhe do të jetë qeveria e futbollit në botë që do vendosë se kush ka të drejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?