Buffon “bekon” Spallettin: Zgjedhje e mirë, Tudor pati mungesë empatie

Legjenda e futbollit italian, Gianluigi Buffon, sot shef i delegacionit të kombëtares “axurre”, ka folur hapur për të ardhmen e tij profesionale, për situatën te Juventusi dhe për drejtimin e futbollit italian. Ish-kapiteni i Italisë dhe Juventusi tha se ëndrra e tij e radhës është të bëhet drejtues sportiv, pa përjashtuar asnjë mundësi.

“Dua të provoj veten si drejtues sportiv. Nuk përjashtoj as Juventusin, as kombëtaren. Duhet të jem i hapur ndaj çdo mundësie që më jep futbolli,” u shpreh Buffon.

Buffon vlerësoi emërimin e Luciano Spallettit pas shkarkimit të Tudor, duke e cilësuar një zgjedhje të mençur për rikthimin e rezultateve: “Zgjedhja e Luciano-s mund të sjellë rezultatet që tifozët dhe klubi presin. Më vjen keq që nuk e pamë nga fillimi i sezonit, me përgatitjet dhe vendimet për lojtarët.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket shkarkimit të trajnerit kroat, Buffon tregoi një qëndrim të kujdesshëm: “Duket se ka pasur një mungesë empatie me drejtuesit. Kështu është raportuar, por të vërtetën e di vetëm ai që ka qenë brenda. Duke parë intervistat e fundit, veçanërisht atë pas ndeshjes me Como, kjo më krijoi përshtypjen e një distancimi të ndjeshëm.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Për ndeshjen e ardhshme kundër Norvegjisë, ish-portieri legjendar e cilësoi si provë karakteri: “Sfida ka rëndësi për autoritetin tonë dhe për mënyrën se si do të përballemi me marsin.”

Në fund, Buffon foli për rëndësinë e trajnerëve që përshtaten me momentin historik të një klubi, duke përmendur edhe Massimiliano Allegrin te Milani: “Çdo periudhë ka nevojë për drejtuesit e duhur. Pas fazave të suksesshme vijnë momente të vështira, dhe ato kërkojnë njerëz që dinë të menaxhojnë presionin dhe grupin.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?