Buffon rrëfen pengun më të madh në karrierë, nuk është Champions League
Gianluigi Buffon në karrierën e tij ka fituar shumë, me Juventusin, por edhe me kombëtaren e Italisë aty ku gjithçka kulmoi me trofeun e Kupës së Botës në vitin 2006.
Legjenda italiane e portës shprehet së fundmi se një nga pengjet më të mëdha në karrierën e tij është fakti që nuk ia doli të ngjitej në Serie A me Parmën, klub në të cilin nisi hapat e para të karrierës.
“Pendimi im i madh është që nuk ia dola të ngjitem në Serie A me Parmën. Ata u kthyen një vit pasi unë u tërhoqa. Padyshim që një nga keqardhjet e mia më të mëdha sepse, megjithëse kam arritur shumë fitore dhe shumë kënaqësi në karrierën time, zgjedhja ime e fundit për t’u rikthyer në Parma kishte një objektiv shumë specifik, por fatkeqësisht nuk arrita ta përfundoja”, u shpreh Buffon.