Bullgaria cakton datën e rifillimit të kampionatit, madje edhe të sezonit të ardhshëm

Kampionati në Bullgari do të rinisë më 5 qershor. Ky është vendimi i Federatës Bullgare të Futbollit, që ka caktuar madje edhe datën e mbylljes që do të jetë 11 korriku. Ndërkohë një javë, para fundit, do të luhet edhe finalja e Kupës së Bullgarisë.

Kampionati u pezulluar për shkak të koronavirusit më 13 mars, teksa Ludogorets mban kryesimin me 9 pikë para Lokomotiv Plovdiv, Levski dhe CSKA-s së Sofjes.

Federata ka caktuar gjithashtu edhe datën e fillimit të kampionatit për sezonin 2020-21, që do të jetë më 25 korrik. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP