Bundesliga do rinisë me stadiume të mbyllura, por plotë me tifozë …

Bundesliga po përgatitet për rifillimin e sezonit, edhe pse nuk ka ende asnjë dritë jeshile nga qeveria gjermane. Pasi ka kthyer lojtarët të stërviten, duke marrë masat e duhura, tani pritet të kthehen edhe ndeshjet me dyer të mbyllura.

Borussia Monchengladbach është vënë në lëvizje për të gjetur një zgjidhje për mungesën e fansave. Në fakt, tifozët e skuadrës kanë propozuar të vendosen në shkallët e stadiumit kartonë që i përfaqësojnë.

Tifozët, kundrejt një pagese prej 19 eurosh, do përfaqësohen në vendet ku ulen zakonisht. Ideja është pëlqyer edhe nga ana e lojtarëve, me sulmuesin Patrick Herrmann që ka thënë për Kicker: “Në fillim isha skeptik, nuk e dija nëse do  të kishte efektin e dëshiruar. Por më duket e mirë, shumë afër realitetit”.

Image

Image

SHKARKO APP