BUNDESLIGA/ Dortmundi fiton ndaj Wolfsburgut, Guirassy është heroi i verdhezinjve

Borussia Dortmund mori një fitore të rëndësishme 2-1 në transfertë ndaj Wolfsburgut, në ndeshjen e zhvilluar në “Volkswagen Arena”, e vlefshme për javën e 21-të të Bundesligës gjermane.

Verdhezinjtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 38-të, kur Julian Brandt shfrytëzoi një rast të mirë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke mbyllur pjesën e parë me epërsinë minimale për Dortmundin. Në fillimin e fraksionit të dytë, vendasit reaguan dhe barazuan shifrat në minutën e 52-të me golin e Konstantinos Koulierakis, duke rikthyer ekuilibrin në ndeshje.

Kur sfida po shkonte drejt barazimit, Borussia Dortmund gjeti golin vendimtar në minutën e 87-të. Serhou Guirassy u tregua vendimtar, duke realizuar golin e fitores dhe duke i dhuruar ekipit të tij tre pikë mjaft të çmuara në transfertë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falë këtij suksesi, Borussia Dortmund ngjitet në kuotën e 48 pikëve dhe renditet në vendin e dytë të tabelës së Bundesligës, duke vijuar garën për kreun.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?