Bundesliga/ Leverkusen ndalet ndaj Union Berlin, Bayerni gjithnjë e më pranë titullit

Bayer Leverkusen humbet terren të çmuar në luftën për titull, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Union Berlin në shtëpi. Skuadra e Xabi Alonsos, që deri pak javë më parë ishte në krye, tashmë e sheh veten 5 pikë prapa Bayern Munich.

Nëse bavarezët fitojnë përballjen e ardhshme ndaj Dortmundit në “Der Klassiker”, diferenca do të shkojë në 8 pikë, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë misionin e Leverkusen për të mbrojtur titullin.

Në një tjetër sfidë me ndikim të madh në renditje, Borussia Monchengladbach është mundur 1-2 në shtëpi nga Freiburg. Ky rezultat e largon Gladbach nga zona europiane, pasi me vendin e 7-të aktualisht është jashtë garës për Champions.

Në takimet e tjera të ditës:

  • Bochum u mposht në shtëpi 1-2 nga Augsburg, duke komplikuar pozitat në renditje.
  • Hoffenheim fitoi pastër 2-0 ndaj Mainz, duke marrë tre pikë të vlefshme për stabilitetin në mesin e tabelës.
  • Ndërsa Holstein Kiel u befasua në fushën e vet nga St. Pauli, që fitoi 2-1 dhe vazhdon të luftojë për mbijetesë.

SHKARKO APP