Burnley humbet ndaj Brighton, Broja aktivizohet vetëm 8 minuta
Në stadiumin Turf Moor, Brighton arriti të triumfojë 2-0 në transfertën ndaj Burnley, duke marrë tre pikë me shumë vlerë.
Protagonisti i sfidës ishte Mats Wieffer, i cili realizoi nga një gol në secilën pjesë të lojës, duke i dhënë epërsinë dhe më pas duke vulosur fitoren për skuadrën e tij. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, u aktivizua në minutën e 82-të, por nuk arriti të ndikojë në rrjedhën e takimit.
Falë këtij suksesi, Brighton ngjitet në vendin e nëntë me 46 pikë, duke mbetur vetëm tre pikë larg Liverpool që mban vendin e pestë, një pozicion që aktualisht siguron pjesëmarrjen në Champions League.
KOHA JONË SONDAZH

