Buxheti i shtetit për futbollin, Duka: Më mirë zerojeni fare!

Projekt-ligji për sportin provokoi debat në Komisionin Kuvendor në lidhje me opsionet dhe pikat që kanë kaluar si nene në draftin e Qeverisë. Buxheti i sportit, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv pranë KOKSH, apo edhe dhuna në sport kanë qenë në qendër të diskutimeve.

Vetë Fidel Ylli në lidhje me buxhetin e shtetit kujton ca shifra, edhe pse Duka i Federatës së Futbollit e quan mjeran buxhetin e sporteve, ku futbolli ka zero mbështetje.

Ylli: 80 mijë dollarë ka dhënë qeveria e PD-së për 8 vjet, 31 milion euro ka dhënë qeveria Rama, pa bërë politikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duka: Buxheti i shtetit shqiptar është jo minimal, por për mua të bëhet zero për aq sa është. Është më i vogli i të gjithë buxheteve të Europës që kam parë unë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhje me pikat e draftit, Federata më e madhe, ajo e futbollit, nëpërmjet Presidentit Duka theksoi se ky amendim ligji nuk do të rregullojë gjë, por sporti për kurim të plotë do një paketë ligjesh.

Duka: Unë nuk besoj që nevojat që ka sporti, apo përmirësimi i sportit do të bëhet me përmirësimin e këtij ligji.Duhet një paketë ligjore, duhet të ndërtohet një strategji për të ndryshuar disa ligje që ndihmojnë zhvillimin e sportit në Shqipëri, për nevojat aktuale që ka sporti, imediate dhe të prespektivës.

Ylli: Unë jam dakort me të gjitha vërejtjet, edhe me tao që tha zoti. Duka këtu, janë vërejtje me vend. Janë 3-4 gjëra që do ti amendojmë në seanca aty sepse nuk janë bërë ashtu siç duhet. Jemi konsultuar me çdo fshatar në këtë vend.

Martin Biba: Të jeni të bindur se anjëherë nuk do të jeni krenarë përballë sportit, për çfarë është bërë këto vite dhe për çfarë është bërë deri në ditën e sotme.

Projekt-ligji për sportin nga Komisioni do të kalojë në seancë plenare, ku do të kërkojë sërish një rimodifikim.

Tradita ka regjistruar që të majtë e të djathtë gjithmonë kanë ngritur dorën kur në parlament kalon një ligj sporti.

Sidoqoftë, ndasite politike sërish janë prezente edhe në këtë draft.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?