“Buzëqesh” Juventusi, lajme të mira për Ruganin dhe Dybala-n

Më në fund ka lajme pozitive në shtëpinë e Juventusit. Paulo Dybala dhe Daniele Rugai, dy nga tre futbollistët e prekur te skuadra torineze kanë dalë negativ në tamponin e parë të kryer. “Gazzetta dello Sport” raporton se tashmë futbollistët duhet të presin edhe testin e dytë, por mund të konsiderohen të shëruar.

Skuadra torineze shpreson që e njëjta gjë të ndodh edhe me Matuidi, i ili është futbollisti i tretë i prekur. Juventus shpreson që të nisë së shpejti përgatitjet për rifillimin e sezonit, që në Itali mund të ndodhë në fund të muajit maj, ose në qershor në rastin më të mirë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP