Bylis kalon në gjysmëfinale, Jorgji sërish bën skandal në gjykim (VIDEO)
Bylis ka marrë një barazim 1-1 në çerekfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë së luajtur në Korçë kundër Skënderbeut dhe ka siguruar një vend në gjysmëfinale falë fitores 1-0 të marrë në ndeshjen e parë.
Korçarët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 34-t me Mensah, ndërsa miqtë mund të kishin barazuar në fundin e pjesës së parë me një penallti, por arbitri Jorgji ka ndryshuar mendim dhe ka anuluar penalltinë duke shkaktuar zemërimin e lojtarëve të Bylis, të cilët kanë pasur një përplasje me stolin e vendasve.
Kur dukej se sfida po i drejtohej kohës shtesë, Malci shënoi golin e barazimit dhe i dhuroi kualifikimin në gjysmëfinale skuadrës së Bylisit.