Bylis-Kukësi, zbulohen formacionet zyrtare të duelit në Ballsh

Në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit, do të luhet sfida mes Bylisit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e  22-të të Kategorisë Superiore. Skuadra e Veljko Dovedan, ka siguruar vetëm 1 fitore në 5 javët e fundit në kampionat, teksa do të tentojë të bëjë kthesën në shtëpi ndaj pretendentëve të Kukësit.

Në krahun tjetër, verilindorët e Shpëtim Duros, vijnë pas 3 fitoresh radhazi, teksa do të synojnë të thellojnë diferencën e pikëve nga Tirana. Për sa i përket formacioneve zyrtare, të dy trajnerët nuk kanë preferuar surprizat duke hedhur në fushë, lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Xhika, MaliQi, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

BYLISI: Hidi, Hadroj, Shkalla, Bicaj, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Bajramaj, Munoz, Ntepe, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan.

SHKARKO APP