Bylis shpërthen në merkato, zyrtarizon 5 blerje brenda ditës
Bylisi është klubi më aktiv i merkatos së dimrit në Kategorinë Superiore. Ballshiotët ditën e sotme kanë vendosur të zyrtarizojnë plot pesë futbollistë.
Mbrojtësi i qendrës Lionel Samba, anësori i majtë Lorran, mesfushori Kreshnik Nebihu dhe dy sulmuesit Nemanja Kojic dhe Renato Spahiu janë afrimet zyrtare të skuadrës ballshiote.
Të pestë lojtarët janë prezantuar sot në ambientet e klubit nën prezencën e presidentit të klubit, Besnik Kapllanaj. Te Bylisi ka pasur edhe largime, ku më i rëndësishmi është ai i ish-kapitenit Murataj, i cili u ble nga Partizani.