Bylisi bëhet gati për sezonin e ri

Placeholder Image

Bylisi do të garojë në Kategorinë e Parë në sezonin futbollistik 2023-2024. Ballshiotët pritet që të zbresin në fushë më 8 korrik, kur edhe do të nisin përgatitjet për sezonin e ri. Për të qenë gati në kohë, në Ballsh kanë nisur nga puna.

Stadiumi “Adush Muça” i Ballshit, si një impiant ku së fundmi janë zhvilluar ndeshje të Superiores, duket se është gati dhe nuk ka asnjë problem për licencimin. Është vetë klubi ballshiot që po kujdeset deri në detaje në çdo aspekt.

Në Ballsh kanë nisur nga puna në stadium, por njëkohësisht edhe në kompleks. Ndërhyrje të vogla kanë nisur kryesisht në impiant, me pastrimin fillimisht, sidomos në sipërfaqen e jashtme, por edhe në kufi me murin rrethues.

SHKARKO APP