Caldara rikthehet sërish te Atalanta, Milani merr Kjaer

Aventura e Mattia Caldara te Milani është mbyllur pas një viti e gjysmë, me vetëm dy ndeshje dhe shumë dëmtime. Mbrojtësi i cili shpërtheu te Atalanta u largua fillimisht te Juventusi dhe më pas shkoi të kuqezinjtë në formë shkëmbimi me Bonuccin.

Ai do të transferohet sërish te skuadra bergamaske në formë huazimi për 18 muaj dhe më pas do të blihet vetëm për 15 milionë euro. Të kuqezinjtë ndërkohë do të transferohet Simon Kjaer, i cili nuk arriti të përshtatej me Gasperinin.

Caldara pritet që të kryejë nesër vizitat mjekësore për t’u bashkuar më pas skuadrës së Atalantës, teksa pritet sërish shokë skuadre me Gjimshitin, i cili është një ndër pikat e forta të zikaltërve. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP