Calhanoglu reagon pas akuzave të Lautaros: Nuk e kam tradhtuar fanellën!

Përveç eliminimit nga Kupa e Botës për Klubeve, te Interi është krijuar një situatë kaotike dhe nuk ka qetësi. Pas ndeshjes, kapiteni Lautaro Martinez ishte i ashpër në fjalët e tij, drejtuar Hakan Calhanoglu, duke thënë se ai që nuk dëshiron të qëndrojë, më mirë të largohet. Sipas tij, fanella zikaltër është shumë e rëndësishme.

Pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi i Calhanoglu, i cili prej ditësh është larg skuadrës për shkak dëmtimi dhe përflitet për një transferim te Galatasaray. Në reagimin e tij, Calhanoglu thotë se respekton çdo mendim, ndërsa thotë se nuk e ka tradhtuar kurrë Interin, madje shton se ka refuzuar edhe oferta të majme.

“Unë respektoj çdo mendim, madje edhe atë të një shoku skuadre, madje edhe atë të presidentit. Por respekti nuk mund të jetë i njëanshëm. Këtë e kam treguar, brenda dhe jashtë fushës. Nuk e kam tradhtuar kurrë këtë fanellë. Nuk kam thënë kurrë se nuk isha i lumtur te Interi. Në të kaluarën kam marrë oferta, madje edhe shumë të rëndësishme. Por zgjodha të qëndroj. Sepse e di se çfarë do të thotë kjo fanellë për mua. Mendova se zgjedhjet e mia flisnin vetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pata nderin të isha kapiteni i ekipit tim kombëtar. Atje mësova se udhëheqësi i vërtetë është ai që qëndron pranë shokëve të tij të ekipit, jo ai që kërkon dikë për të fajësuar kur është më e lehtë ta bëjë këtë. E dua këtë klub. I dua këto ngjyra, për të cilat kam dhënë gjithçka çdo ditë. E ardhmja? Do ta shohim. Por historia do të kujtojë gjithmonë se kush qëndroi në këmbë. Jo kush e ngriti zërin më shumë”, ka shkruar Calhanoglu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?