Calhanoglu shokon Barcelonën me një super gol, Napoli përmbys Ajaxin në 45 minutat e para (VIDEO)
Interi i mbyll me gol 45 minutat e pr ndaj Barcelonës. Skuadra zikaltër ka kaluar në avantazh, 1-0, me një super gol të shënuar nga Hakan Calhanoglu nga distanca. Katalanasit kanë dominuar në lojë, por zikaltrit ishin ata që gjetën golin.
Napoli nuk ka ndërmend të ndalet, teksa ka fituar me përmbysje 3-1 në pjesën e parë ndaj Ajax. Kudus shënoi për holandezët në minutën e 9-ë, por Raspadori dhe Di Lorenzo përmbysën gjithçka, ndërkohë që Zielinski do të realizonte golin e tretë.
Liverpooli po fiton 1-0 ndaj Rangers me gol të Alexandre-Arnold, ndërkohë që Club Brugge po mund me të njëjtën rezultat Atletico Madridin.
KOHA JONË SONDAZH

