Calhanoglu ul me këmbë në tokë shokët: Sfida e kthimit nuk do të jetë shëtitje

Interi mori një fitore të madhe 2-1 ndaj Bayern Munich në “Allianz Arena”, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales së Champions League.
Lautaro Martínez dhe Frattesi ishin autorët e golave për zikaltërit, në një ndeshje ku edhe gjermanët patën rastet e tyre, përfshirë një shtyllë nga Kane dhe golin e përkohshëm të barazimit nga Müller.
Pas sfidës, Hakan Calhanoglu u shpreh i kënaqur: “Erdhëm këtu me besim dhe luajtëm me zemër. Fitorja ishte e merituar. Jemi të karikuar për ndeshjen e kthimit në ‘San Siro’ dhe me mbështetjen e tifozëve tanë mund të bëjmë më shumë.
I përgëzoj djemtë për reagimin pas ndeshjes zhgënjyese me Parmën. Tani mendojmë për ndeshjen e kthimit, e cila nuk do të jetë kurrsesi ‘shëtitje”. Jemi të karikuar, edhe pse e dimë që nuk do të jetë i thjeshtë kualifikimi në gjysmëfinale. Sidoqoftë, me këtë shpirt mund t’ia dalim”, deklaroi Calhanoglu.