Callejon bën gati lamtumirën nga Napoli pas 7 vitesh

Pas 336 ndeshje dhe 80 golave, spanjolli Jose Callejon pritet të largohet nga Napoli në fund të muajit qershor, kohë kur i skadon edhe kontrata që e mban të lidhur me “të kaltrit”.

33-vjecarit nuk i është bërë asnjë ofertë për të vijuar bashkëpunimin e tij me napolitanët dhe sipas mediave italiane, nuk është parashikuar asnjë takim mes palëve, pasi duket se nuk kanë më ndërmend të rinovojnë kontratën.

Nuk pritet të jetë aspak e vështirë që Callejon të gjejë një skuadër tjetër, pasi fakti që do të jetë lojtar i lirë, ka zgjuar interesin e shumë klubeve, kryesisht në La Liga ku Sevilla e Valencia janë gati t’i ofrojnë një kontratë dy vjecare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?