Camavinga, 17-vjeçari i Francës që po mahnit me rekorde (VIDEO)
Eduardo Camavinga shënoi një gol spektakolar në ndeshjen e tij të parë si titullar me Francën, në fitoren e djeshme 7-1 ndaj Ukrainës. Me këtë gol, lojtari që është 17 vjeç e 11 muaj, është bërë futbollisti më i ri që ka shënuar për Francën në 100 vitet e fundit.
Rekordin e mban Maurice Gastiger, i cili para 106 vitesh ka shënuar ndaj Zvicrës në moshën 17 vjeç e 5 muaj. I lindur në Angola, Camavinga u zhvendos në Francë kur ishte vetëm 2 vjeç.
Ai ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me Rennes në vitin 2018 dhe është i lidhur me këtë klub deri në vitin 2022. Në sezonin aktual, Rennes kryeson renditjen e kampionatit francez pas 6 ndeshjesh dhe nuk njeh ende humbje.