Cana flet për mbylljen e karrierës: U diagnostikova me një problem në zemër, duhet të ndaloja menjëherë

26 maji do të mbahet mend gjatë nga Lorik Cana. Ai ishte edhe ndër heronjtë e një dite historike për Lazion. Gjatë një interviste dhënë për “Colinterview – Oh My Goal”, ish-kapiteni i kombëtares kuqezi është rikthyer të flasë për momentin kur u largua nga kryeqyteti italian.

“Në vitin 2015 u diagnostikova me një sëmundje të muskujve të zemrës. Më kishte mbetur edhe një vit nga kontrata me Lazion, isha 32 vjeç. Vija nga një sezon i shkëlqyer në Romë, kishim përfunduar të tretët në kampionat dhe në finalen e Kupës së Italisë. Kisha kaluar një pjesë të mirë të sezonit me De Vrij në qendër të mbrojtjes dhe në fund zbulova këtë problemin me zemrën.

E gjeta veten në një situatë krejtësisht të re, të cilën nuk e njihja më parë. Nuk doja të ndalesha, sepse kishte ende një gjë që doja ta arrija në karrierën time: kualifikimin me Shqipërinë në një turne të rëndësishëm. U afruam shumë, sepse na kishin mbetur edhe 4 ndeshje, ato të shtatorit dhe tetorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse do të isha gjetur në të njëjtën situatë një vit më vonë, në vitin 2016, do ta kisha mbyllur menjëherë karrierën time, sepse kardiologët vërtet nuk donin të vazhdoja të luaja. Ata më këshilluan të ndaloja menjëherë”, deklaroi Cana.

Swiss Digital Mobile Reklama
"Mon transfert à l’OM était un choix purement égoïste"...

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?