Cana rrëfen të vërtetën e lajmit, mbi gjendjen e tij shëndetësore

Mbrëmë kuqezinj, pritën në ndeshjen miqësore skuadrën kombëtare të Marokut, ku u mbyll me barazimin 0-0. Kuriozitet kishte se kush do të mbante shiritin e kapitenit, ku dihet tashmë që Lorik Cana, nuk është më pjesë e kombëtares.

Largimi i Canës, u shoqërua me polemika të shumta, ku një ndër to u tha se është gjndja shëndetësore e tij. Me mbylljen e merkatos verore dhe një pjesë e lojtarëve të përfaqësueses kanë ndërruar skuadër! Ndër ata që nuk kanë zyrtarizuar ende të ardhmen e tyre është Lorik Cana.

Kapiteni legjendar i Shqipërisë së fundmi, sipas disa medieve ka pasur disa probleme shëndetësore që nuk e kanë lejuar të jetë në formën e tij më të mirë!

Swiss Digital Desktop Reklama

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, kapiteni rekordmen i Kombëtares konfirmoi se i duhen disa muaj pushim.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gjatë ditëve të ardhshme do të bëj një komunikatë publike rreth të ardhmes time”, deklaroi shkurtimisht Cana për gazetën, ndërsa tifozët presin me padurim të dëgjojnë atë që mbrojtësi ka për t’u thënë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?