Cancelo drejt rikthimit tek Interi, 3 skuadra përfshihen në marrëveshje

Joao Cancelo këtë verë pritet të rikthehet sërish te skuadra e Interit, i kërkuar me ngulm edhe nga Antonio Conte, që e sheh si lojtarin ideal për krahun e djathtë.

Anësori portugez është pjesë e Manchester City-t, por nuk preferohet shumë nga Guardiola, me këtë të fundit që ka dëshirë të afrojë te “qytetarët” mbrojtësin e djathtë të Barcelonës, Nelson Semedi, rival i Cancelos edhe te Kombëtarja e Portugalisë.

Marrëveshja për transferimin e Cancelos te zikaltrit do të përfshijë tre klube, pasi sipas mediave italiane, fillimisht do të ketë një shkëmbim kokë më kokë mes tij dhe Semedos dhe më pas do të përfshihet në marrëveshjen që do të çojë Lautaro Martinez te Barcelona.

Katalanasit do të paguajnë 60 milionë euro kesh dhe kartonët e Cancelos e Vidal, dy futbollistë që do të kompletonin ndjeshëm organikën e Antonio Contes.

SHKARKO APP