Cancelo gjithnjë e më pranë Interit, një “like” ndez zërat për rikthim

E ardhmja e Joao Cancelos pritet të marrë formë përfundimtare brenda kësaj jave. Dy destinacionet kryesore mbeten Interi dhe Barcelona, ndërsa koha po luan një rol vendimtar në këtë garë merkatoje.

Në orët e fundit ka tërhequr vëmendje edhe një detaj simbolik: një “like” i Cancelos në rrjetet sociale ndaj një postimi të Manuel Akanjit, me të cilin mbrojtësi zviceran festonte fitoren ndaj Bolonjës. Një sinjal i vogël, jo vendimtar, por që sipas mediave tregon një vëmendje jo të rastësishme nga ana e anësorit portugez.

Nga ana e Interit, presidenti Beppe Marotta ka konfirmuar se kontaktet ekzistojnë dhe negociatat janë në zhvillim. Zikaltrit e shohin Cancelon si përforcimin ideal për të mbuluar mungesën e Dumfries dhe janë gati të shfrytëzojnë ngushtësinë e kohëve. Marrëveshja me Al Hilal për ndarjen e pagës së lartë të lojtarit është e arritur prej ditësh, ashtu si edhe diskutimet për përfshirjen e një mbrojtësi në marrëveshje, me Acerbin më të favorizuar se De Vrij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në krahun tjetër, Barcelona ka kohë vetëm deri të premten për të komunikuar në La Liga largimin e Christensen, i dëmtuar për të paktën katër muaj, në mënyrë që të regjistrojë një lojtar të ri me 80% të pagës së danezit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi final pritet së shpejti. Në mes të kësaj lufte merkatoje qëndron Jorge Mendes, agjenti i Cancelos. Edhe pse flitet për një preferencë të lehtë të lojtarit drejt Barcelonës, Interi mbetet seriozisht në garë. Edhe një “like” mund të mos vendosë gjithçka, por është pa dyshim një sinjal që nuk kalon pa u vënë re.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?