Capello: Interi ishte dominues në mesfushë, fitorja vlen një pjesë të titullit

Ish-trajneri i Juventusit dhe Romës, Fabio Capello mendon se çështja e titullit është e zgjidhur në Seria A pas sfidës së djeshme të fituar nga Interi.

“Titulli nuk ka qenë kurrë në pikëpyetje dhe këtë herë pamë epërsinë e Interit në cilësi e personalitet. Kjo fitore vlen një pjesë të titullit.

Interi në mesfushë ishte dominues. Cilësia më e madhe e Calhanoglu dhe e mesfushorëve të tjerë bëri diferencën. Nëse Szczesny ishte më i miri në fushë për bardhezinjtë, kjo duhet gjithashtu të thotë diçka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përgjithësi, lëvizja e topit të Juventusit ishte shumë e ngadaltë, pak topa luheshin vertikalisht. Tani jam i bindur se Juventusi do të luajë më qetë dhe nuk do të ketë asnjë problem për t’u kualifikuar në Champions League”, deklaroi Capello.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?