Capello: Kurioz për të parë Juventusin, sfida me Interin provë e rëndësishme
Ish-trajneri i njohur italian, Fabio Capello, ka analizuar derbin e ardhshëm mes Interit dhe Juventusit, duke e cilësuar si një test të madh për të dyja skuadrat. Në një intervistë për Corriere della Sera, ai theksoi se kjo sfidë do të tregojë shumë për ecurinë e kampionatit.
“Për Interin, pas humbjes ndaj Udineses, do të jetë një hap thelbësor për të treguar se e kanë lënë pas krahëve zhgënjimin e PSG-së. Për Juventusin, kjo është një provë për të konfirmuar se janë vërtet skuadër për titull,” –tha Capello.
Sa i përket bardhezinjve, Capello vlerësoi ndryshimet dhe punën e trajnerit Igor Tudor: “Juventusi ka rigjetur soliditetin mbrojtës me Bremer e Gatti. Pastaj kanë shtuar energji me sulmues të rinj si David dhe Openda. Skuadra është ndërtuar shumë mirë, duke ndjekur idetë e trajnerit. Dhe mos harrojmë Vlahovicin: edhe kur hyn nga stoli, ka gjithmonë uri për të treguar vlerën e tij.”
Për garën e titullit, Capello e sheh Napolin si favorit kryesor, i ndjekur nga Interi dhe Juventusi: “Duhet ta pranoj se, krahasuar me pritshmëritë e para, Juventusin e kam çuar më lart në renditjen time personale.”
KOHA JONË SONDAZH

