Capello: Milani rivali kryesor i Napolit për titull, Allegri ka sjell ekuilibër!

Në një intervistë të gjatë për La Gazzetta dello Sport, ish-trajneri i Milanit, Fabio Capello, ka analizuar fillimin e sezonit të kuqezinjve, duke vlerësuar soliditetin e skuadrës dhe rolin e rëndësishëm të Massimiliano Allegrit.

“Skuadra pëson shumë pak gola, ka ekuilibër dhe lejon shumë pak raste kundër. Ky është aspekti më i rëndësishëm. Allegri ka qenë dhe do të jetë vendimtar, sepse e ka bërë ekipin më solid. Tani mungon vetëm një sulmues që të garantojë golat”, ka thënë Capello.

Për sulmuesin Santiago Gimenez, që ende nuk ka bindur, Capello u shpreh i befasuar: “Në të vërtetë nuk e shpjegoj dot. Në Holandë ka shënuar gjithmonë, edhe në Champions vitin e kaluar ishte vendimtar. Në dy vjet e gjysmë në Rotterdam ka realizuar mbi 60 gola. Nuk mendoj se e ka harruar si shënohet. Për më tepër, krijon raste: të paktën dy ose tre për ndeshje. Për një sulmues kjo është gjë e madhe. Jam i bindur se kur të vijë goli i parë, më pas nuk do të ndalet më”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Luka Modric, që po shkëlqen edhe në moshën 40-vjeçare, Capello tha: “Nuk ka shumë për të shtuar. Po u tregon të gjithëve çfarë lojtari është. Është përgjigjja e Milanit ndaj Kevin De Bruyne. Sigurisht, në Itali luhet me ritëm më të ulët se në kampionatet e tjera, ndaj Luka arrin të bëjë diferencën. Kjo nuk i heq asgjë madhështisë së tij”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Capello sheh kuqezinjtë si rivalin më të madh të Napolit për titullin: “Milan është kandidati numër një për të rivalizuar Napolin Të Kaltrit mbeten më të fortët, por kuqezinjtë do t’i ndjekin me kokën lart gjatë gjithë sezonit.

Pse pikërisht ata? Sepse nuk luajnë në kupat evropiane, dhe ky është një avantazh i madh. Energjitë menaxhohen më mirë, sidomos për Modric që në këtë moshë nuk do të mund të përballonte tri ndeshje në javë. Mjafton të shohim shembullin e Manchester City kundër Arsenalit: Guardiola tha vetë që lojtarët e tij ishin të lodhur. Milan ka luksin të fokusohet vetëm te kampionati”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?