Capello: Shkarkimi i Capellos i pashmangshëm, rezultatet komandojnë

Juventusi e ka marrë vendimin: lamtumirë që tani për Thiago Motta, i cili u shkarkua të dielën. Në pankinën bardhezi për fundin e sezonit ka mbërritur kroati Igor Tudor. Një vendim që është komentuar, ndër të tjerë, edhe nga ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello, në “Gazzetta dello Sport”.

“Ishte një projekt 3-vjeçar që duhej realizuar në një vit. E vërteta është se rezultatet komandojnë gjithmonë. Megjithatë, pyesja veten nëse ishte vetëm faji i tij. Ta mbështesnin ishte një zgjedhje e Giuntolit dhe e gjithë klubit. Kur arrin te shkarkimi, të gjithë duhet të bëjnë një auto-kritikë, përfshirë drejtuesit.

Në linjë teorike është një rrezik, kanë mbetur 9 ndeshje dhe vendi i katërt është një pikë larg. Nga jashtë, megjithatë, kam përshtypjen se askush nuk donte të vazhdonte me Motta, as tifozët dhe as ekipi. Kësisoji, shkarkimi ishte i pashmangshëm. Megjithatë, Tudor pati guximin ta merrte përsipër ekipin në një situatë të tillë të përkohshme.

Cilët lojtarë duhet të rivalorizohen nga Tudor, nga ata që janë pjesë e Juventusit sot? Në radhë të parë Vlahovic. Dhe pastaj Yildiz. Tani është koha për lojtarët e vërtetë, të tërhiqesh nuk është e pranueshme”, tha Capello.

SHKARKO APP