Carlo Ancelotti mbërrin në Shqipëri

Pas udhëtimit të tij të kësaj jave, në forumin e trajnerëve elitarë europianë në Gjenevë të Zvicrës, Carlo Ancelotti është rikthyer në “Sabener Strasse” mëngjesin e kësaj të premteje për të nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Schalke 04, që do të luhet të premten e javës tjetër.

Vetëm pak orë pas kthimit të tij në Gjermani, trajneri italian i Bayern Munchen udhëtoi drejt Tiranës me ftesë të kryeministrit Edi Rama, për të folur përpara 150 të ftuarve mbi librin e tij “Udhëheqja e urtë: Si të fitosh zemrat, mendjet dhe ndeshjet”.

Takimi mes trajnerit të mirënjohur italian, ish-drejtues i Milanit, Parisit dhe Realit të Madridit e tashmë në krye të Bayern Munchen, ka nisur në Kryeministri që prej orës 18:30. Mes të ftuarve raportohet të jetë tekniku i kombëtares kuqezi, Gianni De Biasi, por edhe trajnerë të tjerë shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?