Carlos Bacca dëshiron të largohet nga Milani
Situata jo e mirë për sulmuesin Carlos Bacca. Sulmuesi me trajnerin kolumbian kanë pasur një debat midis tyre për sa i përket ndeshjes së fundit të kampionatit italian.
Kolumbiani nuk është i lumtur në Milan dhe ka shprehur dëshirën e tij që të largohet nga San Siro. Ai ishte shumë i zhgënjyer pas zëvendësimit kundër Pescaras, duke prishur kështu marrëdhëniet me trajnerin Vincenzo Montella.
Corriere dello Sport njofton se, Bacca është i mërzitur me teknikun për sjelljen e tij në terezi. Por gjithashtu gazeta zbulon se Bacca ka një ofertë nga kampionati francez dhe ka shumë mundësi që të transferohet në PSG.
Duket se të dy palët janë të intersuara për gjëra të reja . Trajneri Montela duket se do të aktivizojë edhe sulmues të rij te Milani, ndërkohë edhe koluimbiani pret që ti fryjë më shumë llogaritë e tij bankare.
Një ofertë shumë e mirë financiare nga kampionët e Francës, natyrisht do ta vendoste në një pozicion zgjedhje sulmuesin e Milanit.
KOHA JONË SONDAZH

