Carlos Sainz triumfon në Çmimin e Madh të Singaporit
Carlos Sainz nuk zhgënjen dhe regjistron fitoren e dytë në karrierë, me pilotin spanjoll që triumfoi në Çmimin e Madh të Singaporit duke i dhënë kështu një sukses shumë të rëndësishëm edhe makinës Ferrari.
Pas 14 garash, në këtë Botëror një makinë jo RedBull triumfon dhe kjo vjen pas një fundjave shumë fantastike të Ferrarit, por më veçanti të Carlos Sainz.
Një garë shumë e luftuar, ndërsa në vendin e dytë u rendit Lando Norris, i cili u nis nga vendi i katërt, por administroi gjithçka, madje në disa momente ngacmoi ish-shokun e tij, Sainz, por në fund nuk ia doli.
Në podium u ngjit edhe Leëis Hamilton, me britanikun që mund të konsiderohet me fat, kjo pasi Russell u përplas në kthesat e fundit.
Piloti tjetër i Ferrarit, Leclerc u rendit në vendin e katërt, duke lënë pas Max Verstappen që vuajti jo pak në këtë garë, por nuk shkoi më shumë se vendi i pestë.
Sa i përket klasifikimit asgjë nuk ndryshon sepse Verstappen ka 374 pikë, më pas Perez 223 pikë, ndërsa në vendin e tretë qëndron Hamilton me 180 pikë.