Carragher bën parashikimin e çmendur: Haaland do të shënojë më shumë se 1000 gola

Erling Haaland nuk ndalet së shënuari dhe tashmë ka marrë një tjetër vlerësim të madh. Jamie Carragher beson se sulmuesi norvegjez i Manchester City-t ka potencialin për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit, madje duke arritur shifrën e pabesueshme të 1.000 golave në karrierë.

Haaland ishte sërish protagonist në Champions League, duke realizuar një dopietë në fitoren 2-0 të Manchester City-t ndaj Portos. Me dy golat në Portugali, norvegjezi e çoi në 167 numrin e golave me fanellën e City-t në vetëm 203 ndeshje.

Shifrat e tij në Champions League janë edhe më të jashtëzakonshme: 59 ndeshje dhe 59 gola. Në total, Haaland ka arritur në 366 gola në 445 paraqitje, duke përfshirë klubet dhe kombëtaren.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-mbrojtësi i Liverpool-it dhe analisti i CBS Sports, Jamie Carragher, është i bindur se Haaland mund të shkruajë historinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Thjesht nuk e shoh se si Haaland nuk mund të shënojë 1.000 gola ose të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave”, deklaroi Carragher pas ndeshjes së City-t me Porton.

“Unë nuk kam parë kurrë diçka të tillë sa i përket golave dhe shifrave. Dhe kjo ndodh në çdo ndeshje. Por, pikërisht sepse e bën kaq shpesh, nuk duket më si diçka e jashtëzakonshme”, shtoi ai.

“Ka shënuar dy gola jashtë fushe në Champions League dhe për çdo sulmues tjetër do të ishte një natë e jashtëzakonshme. Me Haaland-in, gjithçka duket normale”.

Aktualisht, Haaland është ende larg kreut të listës së golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave. Në krye qëndron Cristiano Ronaldo me 978 gola, i ndjekur nga Lionel Messi me 927.

Top 10 golashënuesit e të gjitha kohërave:

Cristiano Ronaldo – 978 gola

Lionel Messi – 927 gola

Pelé – 762 gola

Romário – 756 gola

Ferenc Puskás – 725 gola

Josef Bican – 722 gola

Robert Lewandowski – 703 gola

Jimmy Jones – 639 gola

Gerd Müller – 634 gola

Joe Bambrick – 626 gola

Haaland, me 366 gola, ka ende një distancë të konsiderueshme për të përshkuar. Për të arritur në 1.000 gola, norvegjezi do të duhet të realizojë edhe 634 herë.

NINTCHDBPICT001106642753

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?