Cavani drejt largimit, PSG mendon për bomberin e Premier League

PSG po përgatitet për largimin e Edinson Cavanit. Klubi francez ka nisur të mendojë për zëvendësuesin e tij, teksa emri i fundit që i është shtuar listës së dëshirave është Kun Aguero.

Sipas portalit “Todofichajes”, ekipi parisien po mendon për sulmuesin e City-it, i cili është i lidhur me një kontratë deri në vitin 2021 me “qytetarët”, por këtë sezon nuk është aktivizuar shumë në formacionin bazë.

31-vjeçari po mendon për një aventurë të re në kryeqytetin francez, atje ku mund ta ketë më të thjeshtë gjetjen e golave. Argjentinasi mund të jetë një rast i mirë në merkato, teksa çmimi i tij nuk vlerësohet i lart. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP