Cavani në telashe për një postim racist në rrjetet sociale, FA nis hetimin
Federata Angleze ka hapur një hetim, ku akuzon Edinson Cavani për racizëm, pas “historisë” së tij në Instagram, në të cilën e quajti një mik “të zi”. Sipas FA, ky fakt shkoi kundër sjelljeve të pritura nga profesionistët, duke iu referuar “ngjyrës, racës ose etnisë së origjinës”.
Federata Angleze e Futbollit deklaroi: “Edinson Cavani akuzohet për sjellje të keqe, për shkelje të Rregullës E3 të FA, në lidhje me një postim në mediat sociale të enjten, 29 nëntor 2020. Duke qenë kundër Rregullit FA E3.1, ai koment i postuar në faqen e Instagramit të lojtarit të Manchester United, ishte fyes dhe / ose abuziv dhe / ose i papërshtatshëm dhe / ose diskreditues për lojën”.
Cavani ka kohë deri më 4 janar për t’iu përgjigjur akuzave, në pritje të një sanksioni të mundshëm.