Cavani: Refuzova Juventusin për shkak të respektit për Napolin!

Edinson Cavani ka folur për “Mondo Napoli” në lidhje me muralen e dedikuar atij në stacionin Cumana Mostra-Maradona.

“Kam parë atë fotografi dhe është shumë e bukur. Emocioni është dyfishuar duke parë fëmijët e mi që admironin atë murales. Nuk mund të shpjegohet.

Çfarë u them tifozëve? Vetëm faleminderit. Do të jem gjithmonë mirënjohës. Kjo është arsyeja pse kam refuzuar disa klube italianë mes të cilëve Juventus, që më ka telefonuar shpesh, dhe Inter.

Nuk mund t’ua bëja një gjë të tillë napolitanëve. Nëse mendoj për Napoli-n, mendoj për gëzimin, sepse e di që kam bërë shumë për ata dhe ata vazhdojnë të më nderojnë me gjithë këtë”.

SHKARKO APP