Cavani shokon të gjithë: Mendova tërheqjen nga futbolli për shkak të Covidit

Edinson Cavanit i është rikthyer buzëqeshja pas firmës me Manchester United, por muajt e fundit kanë qenë shumë të vështira për të. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai ka konfirmuar se ka menduar edhe tërheqjen: “Kisha Covid dhe mendova largimin nga futbolli”.

33-vjeçari ka treguar eksperiencën e tij të vështirë: “Pas rikthimit nga pushimet nga Spanja, vajza ime dhe unë bëmë një test që na doli negativ, më pas shfaqëm simptoma dhe dolëm pozitiv”.

Cavani është ende i shqetësuar dhe një gjë të tillë e konfirmoi për programin “Dos de punta” në Argjentinë: “E vërteta është që ishim shumë të frikësuar, por fal zotit jemi mirë. Përveç futbollit, shëndeti i familjes ka shumë rëndësi. Mendova largimin nga loja aktive, po prisja që gjithë kjo të kalojë. Kjo që po ndodh në botë bën keq dhe krijon pasiguri, asnjë nuk e di zgjidhjen”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP