Ceferin njofton se nuk do të rikandidojë më për president në UEFA: Ka nevojë për gjak të freskët!
Aleksander Ceferin ka njoftuar se nuk do të rikandidojë për një mandat të tjetër si president i UEFA-s në vitin 2027.
Ndryshimet në statutin e UEFA-s të cilat u miratuan në Kongresin e së enjtes në Paris bënë të mundur zgjatjen e numrit të mandatave që do ta mbante Ceferin në krye te UEFA-s deri në vitin 2031, por ai tani e ka përjashtuar këtë.
“Gjashtë muaj më parë vendosa që nuk do të kandidoj më. Arsyeja është se pas një kohe çdo organizate ka nevojë për gjak të freskët, por kryesisht sepse unë jam larg familjes për shtatë vjet tani”, tha slloveni në një konferencë për shtyp pas Kongresit.
KOHA JONË SONDAZH

