Ceferin: Tifozët e Liverpoolit nuk i lëmë pa titull, për Championsin …

Në ditët e fundit një ndër temat më të diskutuara është padyshim çështja e rifillimit të kampionateve dhe titujve kampion në kampionate të ndryshme. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë të dhënë së fundmi ka qetësuar tifozët e Liverpoolit.

“Nuk do t’i lëmë pa titull. Nëse do të rikthehen që të luajnë, me siguri që do ta fitojnë titullin. Nëse nuk do të luhet do të gjendet një zgjidhje për t’i shpallur titujt në të gjitha ligat respektive. E kuptoj që tifozët do të jen të mërzitur që mund ta fitojnë me stadium te boshatisur, por mendoj se titulli do të shkojë për ta.

Champions League? Nëse do të luhej sot do të ishte me modalitetin që kemi pasur para pezullimit. Duhet të jem të gatshëm për çdo skenar. Kjo varet nga pandemia, por në këtë moment ne po mendojmë për një Champions normal”, deklaroi Ceferin. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP